Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisoni do të fillojë me parashkrimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Mysafir i parë do të jetë Hamdi Jashari, avokat.
Kurse Alban Hyseni kryetar i komunës së Gjilanit, flet për Ditën e dytë të manifestimit “ Faka e janarit” dhe për projektet e komunës për vitin 2023.
Ndërsa Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, do të flas për rritjen e çmimeve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























