Vdes një 15 vjeçar në Mitrovicë pasi bie nga ndërtesa  
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Vdes një 15 vjeçar në Mitrovicë pasi bie nga ndërtesa  

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në Mitrovicë, një 15 vjeçar ka rënë nga një ndërtesë, me ç’rast edhe ka humbur jetën.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, deklaroi se rasti ka ndodhur të enjten  rreth orës 13:00.

Ai deklaroi se ky rast ndodhi në rrugën ” Luan Haradinaj” në Mitrovicë. Si pasojë e lëndimeve, viktima B.S, ka humbur jetën.

“ Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”, konfirmoi Zahiti pvr RTK-në.

Zahiti deklaroi se me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin.


MË SHUME NGA Kronika