11:05 / 13.01.2023
35 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
V.Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 35 aktakuza, kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa ka ndaluar për 48 orë 11 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar nëntë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntë personave për kryerje të veprave penale.
Aktakuzat e ngritura janë: 19 aktakuza ndaj 27 personave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore në Pejë 8 aktakuza, 1 nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, kurse nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë janë ngritur 3 aktakuza, e 4 aktakuza ka ngritur edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.























