Pesë vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist
E. Hoti/ RTKlive
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Y.B për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe lehtësim si dhe financim në kryerjen e terrorizmit.
I akuzuari Y.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me 5 vjet burg, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
Sipas njoftimit, Y.B kishte udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’ për në Turqi, e më pas drejtë Sirisë dhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të merr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘’ Daela-Islamia’’, e cila më vonë është njohur si ISIS, organizatë kjo e shpallur, organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ai sipas gjykatës, kishte qëndruar pjesë e ISIS-it deri më 28 maj të vitit 2022, ku më pas është kthyer nga Siria në Kosovë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.