11:24 / 17.01.2023
Ndihmësja shtëpiake dyshohet se vodhi stoli ari në një shtëpi në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Një femër ka njoftuar se nga banesa e saj gjatë periudhës tre mujore janë vjedhur stoli ari me vlerë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Imzot Nikë Prelaj”, në Prishtinë.
Tutje në njoftim thuhet se ankuesja dyshon se veprën e ka kryer ish-ndihmësja shtëpiake e dyshuara kosovare.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitë policore.