20:49 / 22.01.2023
Ambasadori Berishaj mohon se e njeh kryeministrin slloven Robert Golob
RTKlive
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.
"Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetem lajm i rrejshëm mbetet", ka shkruar Berishaj në Facebook'.