50 aktakuza të ngritura dhe 25 persona të ndaluar në tri ditë e fundit
Foto: RTKlive
Kronika

50 aktakuza të ngritura dhe 25 persona të ndaluar në tri ditë e fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë tri ditëve të fundit janë ngritur 50 aktakuza dhe janë ndaluar 25 persona.

Sipas njoftimit në datën 21 janar nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë aktakuza kundër gjashtëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kurse me datën 22 janar  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave.

E gjatë 24 orëve të fundit Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika