Gjendet i vdekur një person në Kamenicë
Foto: RTKlive
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Kamenicë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë dhe vetëvrasje”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika