19:20 / 25.01.2023
Ferizaj, arrestohet një person i kërkuar
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se sot pasdite në fshatin Greme të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.