09:28 / 26.01.2023
Arrestohet një person në Podujevë, ishte i kërkuar për vjedhje
E. Hoti/ RTKlive
Dje nga njësite të stacionit Policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.
“Personit i dyshuar M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.