Arrestohen dy të dyshuar për dhunim në Pejë dhe Podujevë
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për dhunim në Pejë dhe Podujevë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve për dhunim në Podujevë dhe në Pejë.

Një burrë në Podujevë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 23 janar.

Policia njofton se pas këtij rasti viktima është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë edhe në Pejë është arrestuar një i dyshuar tjetër për dhunimin e një gruaje vitin e kaluar.

“Pejë 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika