Dy persona të maskuar grabitën zyrat e KEDS-it në Shtime
RTKlive
Sot në zyrat e KEDS-it në Shtime, dy persona me maska nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur, njofton Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orë 13:10 policia e stacionit në Shtime ma pranuat një informacion se në rrugë "12 Qershori" se në zyrat e KEDS ka ndodhur një rast i grabitjes. Policia e rendit e më pas policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e para është mësuar se dy persona me maska nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një automjet tauran në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se në rast janë kyçur edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe nën autorizim të porkurorit kujdestar i kanë nisur hetimet në kërkim të automjetit dhe personave të dyshuar.
Në këtë njoftim thuhet se, jo larg qytetit të Shtimes në rrugën që qon në fshatin Jezercë policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime.
“Për informata tjera policia rajonale e Ferizajt do të ju informojë me kohë” , ka bërë të ditur, për RTK-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.