E shiti banesën dy herë, arrestohet i dyshuari për mashtrim
Kronika

E shiti banesën dy herë, arrestohet i dyshuari për mashtrim

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për mashtrim në Prishtinë.

Sipas njoftimit, i dyshuari pasi e kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.

 Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në gusht të 2022.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull  kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër, mashkull  kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika