Shoqërohen në stacion policor dy persona për shmangie nga tatimi
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka shoqëruar mbrëmë në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave.
Në njoftim thuhet se personat e dyshuar nuk kanë arritur të dëshmojnë prejardhjen e parave, andaj rastri është iniciuar si shmangie nga tatimi.
“Sekuestrimi i parave rreth 33.000 euro është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Personat e dyshuar nuk kanë arritur të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara, andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.