Dy gra plagosen në Fushë Kosovë, policia në kërkim të të dyshuarit
Foto: RTK
Kronika

Dy gra plagosen në Fushë Kosovë, policia në kërkim të të dyshuarit

B. H. / RTKlive

Dy gra janë plagosur në një zonë banimi në Fushë Kosovë ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin tashmë është identifikuar dhe njësitë e policisë janë në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë" në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, e që tashmë është identifikuar si dhe për ndriçimin e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika