14:32 / 30.01.2023
Një person gjendet i vdekur në Drenas
J.Musliu/RTKlive
Policia ka njoftuar se një person në Drenas është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00.
Njoftohet se viktima është dërguar në QKMF të kësaj komune, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ka ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë”, thuhet në raportin e policisë.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ky person është gjetur i vdekur.