Osmani dhe Kurti përkujtojnë komandantin Zahir Pajaziti|Video
A.Bela/ RTKlive
(E plotësuar, ora 09:10) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Në këtë përvjetor ata thanë së themelet e Republikës janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të Kosovës dhe ata ishin kushtrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E para e vendit, Vjosa Osmani, tha se sot kujtohen të gjithë ushtarët e UÇK-së që ranë për lirinë e Kosovës.
“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë", tha ajo, raporton RTKlive.
Kurse kryeministri Albin Kurti, theksoi se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, janë kushtrimi i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
"Bashkë me presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani - Sadriu, me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla - Schwarz dhe me ministra të tjerë të qeverisë sonë, deputetë të Kuvendit dhe kolegë e bashkëpunëtorë në institucione e në politikë, vendosëm lule të freskëta këtu te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti në kryeqytet, në Prishtinë", tha ai.
Sipas tij para 26 vjetëve komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta.
"Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë", tha ai.
Ndërsa zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, tha se sot kujtojnë të gjithë trimat, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Pas homazheve do të ketë deklarim për media.
Ndryshe Zahir Pajaziti u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Pajaziti ishte një ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, Zahir Pajazitit iu nda dekorata më e lartë shtetërore të Kosovës, Urdhri ‘Hero i Kosovës’.























