Arrestohet njё person i dyshuar për tentim vrasje në Klinë
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në fshatin Leskoc të Klinës, i dyshuar për tentim-vrasje.
Më datë 30 janar 2023 rreth orës 18:25, Policia është informuar se nё fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur njё incident me armё zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej 1.000 euro, pas blerjes së një automjeti nga i dyshuari. Viktima ka deklaruar se nuk ka para për t’ia paguar borxhin.
“Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armë nё drejtim tё viktimës nga largësia prej 40-50 metra”, thuhet në njoftim.
Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar njё armë automatike AK47, trembёdhjetё gёzhoja të kalibrit .7.62mm, pesё fishekë 6.35mm.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.