Gjendet i vdekur një burrë në Lipjan
Kronika

Gjendet i vdekur një burrë në Lipjan

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Lipjan  30.01.2023 – 20:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

 


MË SHUME NGA Kronika