Shpërthim në veri, dëmtohen xhamat e një banese dhe një veture
Kronika

Shpërthim në veri, dëmtohen xhamat e një banese dhe një veture

E. Hoti/ RTKlive

Një shpërthim ka ndodhur të  hënën në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se dy persona kanë raportuar se nga ky shpërthim është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture.

“Mitrovicë Veri 30.01.2023 – 03:00. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga një shpërthim  është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.


MË SHUME NGA Kronika