Gjashtë vjet burgim dy të akuzuarve për trafikimin e një gruaje në Gjilan
Kronika

Gjashtë vjet burgim dy të akuzuarve për trafikimin e një gruaje në Gjilan

E. Hoti/ RTKlive

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale; trafikim me njerëz.

Gjykata i ka dënuar ata me nga 3 vjet burg dhe 300 euro gjobë secilin veç e veç.

Ata akuzoheshin për trafikimin e një gruaje për qëllime të shfrytëzimit seksual, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale.

“Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterinë në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas  Gjykatës me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç”, thuhet tutje në njoftim.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.


MË SHUME NGA Kronika