Ja nga sa do t’i kenë pagat zyrtarët e shtetit |Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Ja nga sa do t’i kenë pagat zyrtarët e shtetit |Video

Visar Krasniqi/RTK

Presidentja e Kosovës do ta ketë pagën bruto 1890 euro, ndërsa pasohet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 1837.5 euro.

I treti me radhë në hierarkinë e pagave të shërbyesve publikë është kryetari i Kuvendit që do ta ketë pagën 1785 euro.

Kryeministri do ta ketë pagën 1785 euro, ndërsa deputetët dhe ministrat kanë pagë të njëjtë prej 1722 euro.

Me ligj të ri të pagave, kryetari i Prishtinës do të paguhet 1575 euro, ndërsa kryetarët e komunave deri 10 mijë banorë, do të paguhen 1239 euro.

Kryetari i Gjykatës Supreme do ta ketë pagën 1785 euro, ndërsa Gjyqtarët e Gjykatave Themelore do të paguhen nga 1260 deri në 1396.5 euro. Kryeprokurori do të paguhet 1785 euro, ndërsa komandanti i FSK-së 1575 euro.

Ushtari i FSK-së do ta ketë pagën 588 euro, ndërsa rekrutët në FSK, Polici, Dogana - 210 euro Policët të kenë paga prej 525 euro.

Profesori i rregullt do të ketë pagë 1302 euro, ndërsa mësimdhënësit në shkollën fillore 588 euro.

Mjeku specialist do të ketë pagën 1260 euro, ndërsa infermierët do t?i kenë pagat prej 535.5 deri në 588 euro.

Qeveria e Kosovës njoftoi sot se koeficienti i pagave në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 105 euro kurse për vitin tjetër, koeficienti do të jetë 110 euro.


MË SHUME NGA Kosovë