10:49 / 02.02.2023
68 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 68 aktakuza kundër 76 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, tri prej aktakuzave janë për dhunë në familje.