Ferizaj, policia shqipton mbi katër mijë gjoba gjatë janarit
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Ferizaj, policia shqipton mbi katër mijë gjoba gjatë janarit

E. Hoti/ RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit janar-2023 ka shqiptuar 4522 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 71 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe u ka vazhduar masën mbrojtëse edhe 25 shoferëve tjerë, që kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse.

Policia njofton se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 155 aksidente, prej tyre 61aksidente me lëndime, ndërsa 94 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt thothtë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes. 

 


MË SHUME NGA Kronika