09:38 / 03.02.2023
Dyshohet se ngacmoi një burrë, arrestohet gruaja në Deçan
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje një grua në Deçan.
Sipas Policisë ajo dyshohet se ka ngacmuar një burrë.
Në raportin 24-orësh të PK-së nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ajo ka ngacmuar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.