41 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve, tri prej tyre pë dhunë në familje
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 28 aktakuza kundër 31 personave, prej tyre tri janë aktakuza për “dhunë në familje”, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Sulmi”, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur katër aktakuzë kundër katër personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, katër aktakuza dhe pesë persona të ndaluar janë për veprën penale "dhunë në familje".