32-vjeçarit në Prishtinë i gjenden armë, fishekë dhe karikatorë në veturë
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

32-vjeçarit në Prishtinë i gjenden armë, fishekë dhe karikatorë në veturë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka gjetur armë gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit B. V.

Sipas njoftimit të Policisë, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një revole, pesëmbëdhjetë fishekë, dy karikatorë, si dhe një shufër metalike.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën "Lidhja e Pejës" në Prishtinë.

“Kësisoj, sot rreth orës 03:15, në rrugën "Lidhja e Pejës" në Prishtinë pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës Toyota, me targë Kosove si dhe ndaj të dyshuarit; -B. V, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë, dy karikatorë, si dhe, një shufër metalike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit, në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", dhe të njëjtin e ka proceduar më tej.


MË SHUME NGA Kronika