Sot Istogu mund të përballet me erë të fuqishme
RTKlive
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh.
Pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu e bore, breshnizë dhe mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20 deri në 90 kilometra në orë. Priten dëme materiale.
Me ngritjen e temperaturave gjatë ditës, reshjet e borës pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të shiut edhe në zona të tjera, duke mos përjashtuar breshnizën. Në orët e mbrëmjes e gjitha do të shndërrohet në borë.
Temperaturat minimale do të luhaten prej minus 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7 gradë.