Punëtori bie nga një objekt ndërtimi, arrestohen pronarët e kompanisë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë Kosovë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pronarë të kompanive punëkryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar nga policia si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.