Për 24 orë Policia shqiptoi 1303 gjoba në trafik
Foto: RTKlive
Kronika

Për 24 orë Policia shqiptoi 1303 gjoba në trafik

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për gjobat që i ka shqiptuar, aksidentet dhe ndalimin e personave që kanë shkelur ligjin.

Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 19 aksidente trafiku me dëme materiale”, raporton RTKlive.

Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. “Persona të arrestuar kanë qenë 23, persona në mbajtje 13, kurse persona në vuajtje të dënimit 5”, shkruan në raportin e Policisë.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1303 gjoba për shoferët në trafik.


MË SHUME NGA Kronika