20:12 / 07.02.2023
Paralajmërohet shtrenjtim i rrymës|Video
RTK
Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCO-së dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu është shprehur kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për ekonomi.
Fejzullahu ka sqaruar se nga dhjetori i vitit të kaluar ka filluar shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave të energjisë elektrike, duke i arsyetuar me çmimet e larta të energjisë në bursat ndërkombëtare.
Kryetari i Bordit tha se paralelisht me këtë proces është duke u bërë edhe shqyrtimi i rregullt pesëvjeçar i tarifave.