51 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 51 aktakuza, kundër 59 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë 12 persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar shtatë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër aktakuza kundër 4 personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur 6 aktakuza kundër 10 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, e Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 48 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona dhe ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, gjashtë aktakuza për veprën penale "dhunë në familje".























