50 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

50 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 50 aktakuza, kundër 53 personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë nëntë persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 33 aktakuza kundër 35 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë aktakuza kundër 5 personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave.

Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, katër aktakuza për veprën penale "dhunë në familje".


MË SHUME NGA Kronika