09:49 / 11.02.2023
Dy shtetase të Shqipërisë arrestohen për prostitucion
RTKlive
Dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar dje, rreth orës 15:00 në Fushë Kosovë, nën dyshimin se kanë kryer veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”.
“Janë arrestuar dy femra shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.























