73 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

73 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 81 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtë persona, si dhe janë bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 48 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 52 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza kundër 8 personave, e Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ngritur tri aktakuza kundër tre  personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, numri më i madh i aktakuzave janë për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, ‘’Vjedhja e rëndë’’, “Vjedhje”.


MË SHUME NGA Kronika