12:50 / 14.02.2023
Sulmohet seksualisht një grua në Lipjan
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.
Sulmi ka ndodhur në Lipjan më 6 shkurt, rreth orës 11:30, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa i njëjti është iniciuar si “Sulm seksual”.
“Ankuesja kosovare raporton se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e policisë.























