Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë

V. Thaçi / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se të dyshuarave për vrasjen e 41 vjeçarit në Fushë Kosovë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, secilit veç e veç.

Sipas njoftimit të Gjykatës të pandehurit A.M dhe L.B dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa A.M ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të pandehurit me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 min, në Rr “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, në bashkëkryerje dyshohet se e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin, tani të ndjerin A.H.”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


MË SHUME NGA Kronika