Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën një 19 vjeçar
J.Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Policia arrestoi vozitësin e automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar të martën aksidentin në Arllat të Drenasit, ku ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar.
I dyshuari, pas aksidentit, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Por policia njoftoi se pa kaluar as 24 orë, ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vdes një këmbësor pasi aksidentohet nga një veturë
Një person është aksidentuar për vdekje nga një automjet në lëvizje. Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Arllat të Drenasit.
Policia njofton se në rrugën e këtij fshati, një automjet deri më tani ende i paidentifikuar, ka goditur një këmbësor dhe vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë, këmbësori është lënduar dhe është dërguar me urgjencë për tretman mjekësorë në QKUK, por që më pas i njëjti ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.























