Vdes 15-vjeçarja që u aksidentua në Qendrën e Skijimit në Brezovicë
E. Hoti/ RTKlive
Një 15-vjeçare e nacionalitetit serb, ka vdekur sot pas lëndimeve të marra në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Zëdhënësi Veseli bëri të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.
Ai tha se pas ndihmës së parë në Shtërpcë, e lënduara është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ku edhe ka vdekur.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Veseli.
Tutje ai deklaroi se rreth orës 17:50 Policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e mitura ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.























