Parakalimi i FSK-së, të premten mbyllen tri rrugë në Prishtinë
BKT
Kosovë

Parakalimi i FSK-së, të premten mbyllen tri rrugë në Prishtinë

E. Hoti/ RTKlive

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të premten  në kryeqytet do të mbyllen tri rrugë.

Në njoftim bëhet e ditur se rrugët “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”  dhe “Xhorxh Bush” do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet.

“Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim.


MË SHUME NGA Kosovë