Shqyrtohen Marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Shqyrtohen Marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit

RTKlive

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sot do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftim ne Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe ky projektligj për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin perëndimor, është propozuar ditë më parë nga qeveria e Kosovës, raporton RTKlive

Qëllimi i këtij ligji është ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe del nga Marrëveshja në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po shtu sot Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin  e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë të Evropës Qendrore;


MË SHUME NGA Kosovë