09:42 / 16.02.2023
Tre të arrestuar për prostitucion në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitare si dhe është kontrolluar një lokal.
Si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash.
“Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.























