10:19 / 16.02.2023
Arrestohen 5 të dyshuar për rrahje në Podujevë
E. Hoti/ RTKlive
Janë arrestuar pesë persona në Podujevë pasi dyshohet se janë përfshirë në rrahje mes vete.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes një video-incizimi është konstatuar se pesë të arrestuarit janë përfshirë në një rrahje më 13 shkurt, ndërsa dje, më 15 shkurt, kanë arritur t’i arrestojnë. Ndërkaq një person tjetër vetëm është shoqëruar në stacion.
Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy boksa metali dhe një thikë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si "sulm dhe armëmbajtje pa leje si dhe shtytje ndaj veprës penale sulm".























