83 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 83 aktakuza kundër 94 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 48 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 45 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 15 aktakuza kundër 19 personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, e Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.























