Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

RTKlive

Sot, në ora 12:00 në rrugën "Ismajl Raka" në Kaçanik policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.D (M/K) i moshës 44 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim trupor dhe vjedhje e pyjeve’’me dënim burgimi prej pesëdhjetë e dy (52) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


MË SHUME NGA Kronika