10:42 / 17.02.2023
Gjendet e vdekur një 86 vjeçare në lumin Ibër
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua e 86 vjeçare është gjetur se vdekur dje në lumin Ibër në Zubin Potok.
Rastin në Polici e ka raportuar djali i saj 48 vjeçar, i cili ka lajmëruar se nëna e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihej për vendndodhjen e saj.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në kërkim të së njëjtës dhe me 16.02.2023, trupi i saj është gjetur në lumin Ibër, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka njoftuar në raportin 24-orësh PK-ja.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe është incuar rasti, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























