12:59 / 17.02.2023
Ditë e bukur, festë e madhe
J.Musliu/RTKlive
Moti shumë i mirë që po mbretëron sot në Kosovë, ka bërë që sheshet e Prishtinës të mblidhen shumë qytetarë.
Me rregullin që po mban Policia e Kosovës, qytetarët kanë lënë edhe hapësirën e duhur për parakalimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Manifestimet e ndryshme në vend për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, kanë nisur që në orët e para të ditës.
Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës, asaj të Qeverisë, pastaj homazhe tek dëshmorët dhe martirët, janë vetëm disa nga aktivitetet e kësaj dite.























