Sfidat e fermerëve në Suharekë |Video
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Sfidat e fermerëve në Suharekë |Video

Myrvete Axhami / RTK

Kultivuesit e perimeve në komunën e Suharekës po nxitojnë të zënë kohën me kultivimin e fidanëve në serra. Por temperaturat e natës që zbresin disa gradë nën zero natën, po ju sjellin telashe.

Shqiprim Shala është adhurues i kultivimit të fidanëve të luleve. Ai familjarisht ka vite që merret me këtë punë dhe siguron të ardhura të mjaftueshme për jetesë. Për të dalë në treg me kohë, pavarësisht se jemi në muajin shkurt, Shqiproni e ka hedhur farën në serra, fidanët kanë mbirë, por temperaturat e ulëta po i sjellin mjaft telashe.

Kurse Feim Shala, serrën e ka në territorin e Mamushës . Ai thotë se kjo hapësirë e mbrojtur, e mbjellë me sallata tash, mund të shfrytëzohet deri në katër herë . Por edhe për këtë kulturë, temperaturat disa gradë nën zero shkaktojnë dëme .

Agronomët e komunës së Suharekës thonë se në ditët e ftohta, fermerët që kanë të mbjella janë konsultuar.

Nevojat dhe kërkesat e fermerëve të komunës së Suharekës për të kultivuar perimet në serra janë rritur , thotë drejtori i bujqësisë, Ardian Kotorri .

Sipas Kotorrit, për këtë vit komuna ka ndarë për drejtorinë e bujqësisë rreth 1 milion euro , ndërsa në terren vërehet shtimi i sipërfaqeve të mbjella me drithëra buke. Nga 2 mijë hektarë që janë regjistruar vitin e kaluar , këtë vit deri më tani u mbollën rreth 3 hektarë tokë bujqësore .


MË SHUME NGA Kosovë