Aksident me fatalitet, humbi jetën këmbësori
BKT
Foto:Arkiv
Kronika

Aksident me fatalitet, humbi jetën këmbësori

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, njofton Policia. Rasti ndodhur të shtunën mbrëma, pas orës 20:35.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull  kosovar, e cila ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari, sipas të njëjtit njoftim, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 


MË SHUME NGA Kronika