09:08 / 20.02.2023
Keqtrajtoi fëmijën e saj, arrestohet shtetasja e Shqipërisë
E. Hoti/ RTKlive
Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar të dielën në Lipjan.
Policia njofton se ajo është arrestuar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti i cili është iniciuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës shkon në procedurë të rregullt.























